Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, sot në 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s, që ndali spastrimin etnik në Kosovë nga regjimi serb, u ka shprehur “ngushëllime personale” familjeve për jetët e humbura gjatë luftërave të viteve 90’të dhe të atyre që pësuan humbje si pasoje e bombardimeve të NATO’s.
Përmes disa postimeve në Twitter, Hill foli për pasojat kur dështon diplomacia.
“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO’s”, ka shkruar Hill.





