KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, njofton konsumatorët se që nga muaji Janar 2021 ka filluar me shtypjen e faturave në teren nga paisjet mobile, kjo formë e re e faturimit do të vazhdoj të ofrojë shërbime në të gjitha njësitë operative.
Konsumatorët do të pranojn faturat e reja dhe të ndryshme nga ato klasike në formatin A4, njëkohësisht kemi ndryshuar edhe formatin e dëftesës së pagesës ku gjithashtu do të ndikoj në përshpejtimin e procedurave të faturimit dhe pagesës së shërbimeve të ujësjellësit.
“Hidroregjioni Jugor” vazhdon me shtypjen e faturave në teren nga paisjet mobile

Kjo formë e re e faturimit do të ndikoj në rritjen e nivelit të shërbimeve tek konsumatorët ku në momentin e leximit të matësit do të i’u ofrohet fatura për shërbimet e ujësjellësit.
Gjithashtu kjo do të ndikoj në zvogëlimin e kostos, kohën e shtypjes së faturës si dhe në avansimin e procesit të faturimit.
KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren , gjithmon pranë konsumatorëve me shërbime cilësore, thuhet në fund të njoftimit/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ministri Hoti: Përgatitja e të rinjve në përputhje me nevojat e tregut të punës është çelësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Haxhiu: Partneriteti me SHBA-në është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

OVL-UÇK i reagon Trendafilovës: Ligjet i miraton Kuvendi, Specialja nuk ka pushtet mbi institucionin që e themeloi

