Hidroregjioni Jugor ka njoftuar se uji aktualisht në komunën e Prizrenit dhe Dragashit nuk është i sigurt për konsumim dhe se si pasojë e reshjeve të shiut do të ketë rënie të furnizimit me ujë.
“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kemi hasur në rritje të ndjeshme të turbullirës në Njësinë në Dragash dhe në burimin kryesor “40 Burimet” që furnizon qytetin e Prizrenit me ujë të pijshëm. Kjo situatë ka shkaktuar probleme serioze në cilësinë dhe sasinë e ujit të disponueshëm.
Prandaj, ju informojmë se:
1. Do të ketë rënie të sasive të ujit të furnizuar.
2. Uji aktualisht nuk është i sigurt për konsumim.
Uji mund të përdoret për konsumim vetëm pas një njoftimi të dytë zyrtar nga ana e kompanisë”, thuhet në njoftimin e Hidroregjionit.