LAJME

Hidroregjioni Jugor: Tri lagje në Prizren mbesin pa furnizim me ujë për shkak të defektit të shkaktuar nga firma ‘Eskavatori’

Hidroregjioni Jugor: Tri lagje në Prizren mbesin pa furnizim me ujë për shkak të defektit të shkaktuar nga firma ‘Eskavatori’
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2024, 12:50

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20  për shkak të defektit të shkaktuar në gypin fi 300 mm nga firma “ Eskavatori’ do të paraqitet problem me furnizim  të ujit të pijes në këto Lagje:

– Lagjja Bazhderhane

– Petrova

– Lagjja Nënë Tereza

Ekipet operative janë duke punuar në sanimin e këtijë defekti dhe me rastin e sanimit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Gjithashtu, KRU”Hidroregjioni Jugor”, Njësia e Malishevës, ju njofton se sot nga ora 10:00 deri në ora 17:00 do të ketë ndërprerje të energjis elektrike sipas njoftimit të KEDS-it, për shkak të punimeve të planifikuara në tensionin e lartë, kjo ndërprerje do të vazhdoje për dy muaj me reduktime.

Si pasoj e kësajë do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për të gjithë konsumatorët në Njësinë e Malishevës në përjashtim të atyre që furnizimi kryhet me gravitet.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika