Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se në bazë të analizave laboratorike uji i cili konsumohet nga të gjitha vendburimet e tyre është cilësor.
Po ashtu përmes njoftimit në fjalë është apeluar që të kryhen pagesat përkatëse të faturave nëpër të gjitha pikat shërbyese.





