KRU “Hidroregjioni Jugor” gjatë aksionit javor të ekipit të inspektoriatit të kompanisë ka identifikuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit 20 lidhje ilegale në Prizren, Suharekë dhe Malishevë.
Në Prizren janë shkyçur 13 lidhje ilegale, në Suharekë 6 lidhje dhe në Malishevë 1 lidhje.
- Reklama -
“Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndaj të gjitha rasteve të evidentuara do të merren masat ligjore. Apelojmë tek të gjithë konsumatorët të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e jashtëligjshme, të cilat dëmtojnë furnizimin e drejtë dhe të rregullt me ujë për qytetarët tanë”, thuhet tutje në postimin e tyre.
- Reklama -