VENDI

Hidroregjioni Jugor: Për shkak të punimeve përfundimtare në kyçjen e gypit kryesor, për dy lagje në Prizren do të ketë ndërprerje të ujit

Hidroregjioni Jugor: Për shkak të punimeve përfundimtare në kyçjen e gypit kryesor, për dy lagje në Prizren  do të ketë ndërprerje të ujit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2022, 10:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët e qytetit të Prizrenit përkatësishtë banorët e lagjës “Bajram Curri” si dhe të një pjese të lagjës “Arbana” se për shkak të punimeve përfundimtare që po ekzekutohen në kyçjen e gypsjellësit zonal Ф400 mm në rr. „Ibrahim Rugova“, në Prizren, do të ketë ndërpreje të furnizimit me ujët të pijes me datë 05.07.2022, prej 11:00÷17:00 h.

Zonat që do të afektohen nga ndërprerja e ujit janë:

· Lagja „Bajram Curri“
· Pjesërisht Lagja „Arbana“

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika