LAJME

Hidroregjioni Jugor paralajmëron konsumatorët: Borxhi mbi 100€ do të inkasohet përmes përmbaruesit privat

Hidroregjioni Jugor paralajmëron konsumatorët: Borxhi mbi 100€ do të inkasohet përmes përmbaruesit privat
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Tetor 2023, 09:07

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘’Hidroregjoni Jugor’’ në Prizren, përmes një njoftimi për media, ka paralajmruar të gjithë konsumatorët e saj se të gjithë ata që kanë borgj mbi 100 euro dhe nuk kenë bërë pagesën për 3 muaj rradhazi, do të bëhet inkasimi të detyrueshëm përmes përmbaruesi privat.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Ju drejtohemi me një shqetësim lidhur me statusin tuaj pagesor. Nëse keni borxh mbi 100€ dhe nuk keni bërë pagesën për 3 muaj rradhazi, detyhemi t’ju informojmë se borxhi juaj do të kalojë në duart e një përmbaruesi privat.

Ky nuk është thjesht një njoftim – është një sinjal i rëndësishëm që kërkon veprime nga ana juaj. Duke e lënë borxhin pa pagesë, rrezikoni pasojat serioze të një inkasimi të detyrueshëm.

Ju këshillojmë të mos prisni – koha është e rëndësishme. Merrni masa tani për të shmangur shqetësimet e ardhshme.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika