LAJME

Hidroregjioni Jugor njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa fshatra të Prizrenit

Hidroregjioni Jugor njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa fshatra të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2025, 09:48

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, në disa fshatra të komunës së Prizrenit do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijes.

Nga ora 10:00 deri në 14:00 ndërprerje të ujit të pijes do të ketë në fshatin Vërmicë, Zhur, Shkozë dhe Dobrusht.

Hidroregjioni njofton se furnizimi i rregullt me ujë do të rikthehet menjëherë pas normalizimit të energjisë elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika