KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se si pasojë e një defekti të shkaktuar në stacionin e pompave në fshatin Banjë të Malishevës, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijes.
Zonat të cilat do të afektohen nga kjo ndërprerje janë: Qytetëza e Malishevës; Fshati Banjë e Malishevës; Fshati Carrallukë; Një pjesë e fshatit Mirushë ; Një pjesë e fshatit Drenoc.





