LAJME

Hidroregjioni Jugor: Mos u kyqni në rrjetin e ujësjellësit, pa autorizimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”

Hidroregjioni Jugor: Mos u kyqni në rrjetin e ujësjellësit, pa autorizimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Prill 2023, 15:31

Hidroregjioni Jugor përmes një komunikate ka njoftuar se për t’u kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të paraqitën paraprakishtë në zyrat e KRU “Hidroregjioni Jugor” sha – Prizren për tu pajisur me pëlqim përkatës për kyqje në rrjet.

Në të kundërtën, të gjitha kyqjet e pa autorizuara konsiderohen kyqje ilegale dhe do të ndëshkohen sipas rregullores nr. 14/2021 e cila ndryshon, plotëson rregulloren nr. 16/2016 për ndërprerje nga shërbimet e ujit në Kosovë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave (ARRU).

Konsumatorët të cilët në çfarëdo lloj forme kyqen në rrjet pa autorizimin përkatës nga KRU “Hidroregjioni Jugor” sha , do të dënohen sipas rregullores si dhe do aplikohet masa ndëshkuese për rikthimin e humbjeve të ujit. Këta raste dhe rastet tjera të konsumatorëve që do të hasen me lidhje jashtë ujëmatësit do të dërgohen në prokurori pasi kyqja në rrjet pa pëlqim nga Kompania , me ligj konsiderohen vepër penale, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika