LAJME

Hidroregjioni Jugor me reduktime të ujit në disa lagje të qytetit në Prizren

Hidroregjioni Jugor me reduktime të ujit në disa lagje të qytetit në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Tetor 2024, 16:32

Përes një njoftimi Kompania Rajonale e Ujësjellësit ““Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se në disa lagje të qytetit do të aplikohen reduktime deri në 9 orë.

Njoftimi i plotë:

Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju njofton, se për shkak të rënjes së nivelit të burimeve dhe me qëllim të shpërndarjes racionale të furnizimit me ujë të pijes💦, jemi të detyruar të aplikojmë këto reduktime.
Reduktimi aplikohet për lagjen Bajram Curri ku do të ketë ndërprerjen e ujit duke filluar prej orës 21:00 deri në ora 06:00 dhe Lagjen Arbana ku do të ketë ndërprerjen e ujit duke filluar prej orës 06:00 deri në ora 21:00.
Si rezultat i reduktimeve do të afektohen me rënje të presionit dhe mungesë të ujit edhe këto lagje dhe rrugë :
📍Lagjia Lakuriq
📍Lagjia Ortakoll
📍Lagjia Bazhderhane
📍Lagjia Tusuz
📍Lagjia Kurilla
📍Rr. Edit Durham
📍Rr. Nënë Tereza
📍Rr. Ismail Kryeziu
📍Rr. Hafiz Ismaili
📍Rr. Nënkala
📍Rr. Enver Hadri
📍Rr. Jusuf Gërvalla
📍Rr. Ulqinit
🤝Ju faleminderit për mirëkuptim!
Prizren
24.10.2024

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika