LAJME

Hidroregjioni Jugor evidenton 11 lidhje ilegale të ujit në Prizren dhe Suharekë

TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2026, 09:18

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë evidentuar 11 lidhje të paautorizuara gjatë kontrolleve të realizuara javën e kaluar në zonën e tyre të shërbimit.

Sipas njoftimit të kompanisë, 9 raste janë identifikuar në Prizren, ndërsa 2 të tjera në Suharekë.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë bërë të ditur se kontrollet dhe inspektimet në terren do të vazhdojnë, me qëllim të parandalimit të lidhjeve të paautorizuara dhe keqpërdorimit të ujit.

Kompania ka publikuar edhe fotografi nga disa prej rasteve të evidentuara gjatë kontrolleve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika