LAJME

Hidroregjioni Jugor apelon qytetarët që pagesat e faturave të ujit të jenë të rregullta

Hidroregjioni Jugor apelon qytetarët që pagesat e faturave të ujit të jenë të rregullta
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2024, 11:32

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka apeluar tek qytetarët që pagesat e faturimit të ujit të kryhen në mënyrë të rregullt, kjo që të shmangen nga ndëshkimet e kompanisë si procedimin e lëndëve në përmbarim dhe shkqyjet për mospagesë.

“Kjo është një përgjegjësi e përbashkët qytetare dhe ndihmon në ruajtjen e burimeve të ujit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrushëm të ujit! Po ashtu me pagesat e këtyre faturave ndihmoni për një mjedis më të qëndrueshëm dhe furnizim më të sigurtë të ujit, si dhe në financimin e investimeve të nevojshme për të ruajtur dhe përmirësuar këto shërbime”, thuhet tutje në njoftimin e hidroregjionit.

Pagesat mund të bëhen në pikat e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A për të gjitha njësitë operative: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.
Pagesat në aplikacionin E-HRJ! Si dhe në llogaritë bankare : NLB, BPB, BKT, PCB, TEB, BEK.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika