LAJME

Hidroregjioni Jugor: 50 Konsumatorët e rregullt do të shpërblehen në fundvit

Hidroregjioni Jugor: 50 Konsumatorët e rregullt do të shpërblehen në fundvit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2021, 10:43

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një komunikatë dërguar mediave,  ka njoftuar se me rastin e përfundimit të vitit 2021, Menaxhmenti i KUR ”Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka planifikuar të shpërblej 50 Konsumatorë e përgjegjshëm të cilët deri me datën 31 Dhjetor 2021 i kanë të paguara të gjitha obligimet nga kompanisë, raporton TV Prizreni.

Ky është njoftimi i plotë:
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, falënderon të gjithë konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit.

Në fund të vitit është planifikuar të shpërblehen 50 Konsumatorë të përgjegjshëm te cilët deri me datën 31 Dhjetor 2021 i kane të paguara të gjitha obligimet ndaj Kompanisë sonë.

Shuma e shpërblimit do te jetë 20 Euro për secilin Konsumatorë të përzgjedhur.

Konsumatorët e shpërblyer do te kenë të paguar obligimet ndaj kompanisë për vitin 2022 në shumën e lartcekur.

Konsumatorët e shpërblyer do te zgjedhën drejtpërdrejtë ne Zyrat e KRU ,,Hidroregjioni Jugor” ne prezencën edhe te mjeteve te informimit, me datën 06 Janar 2022 (e enjte) duke filluar nga ora 10:00, thuhet në njoftim/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika