Me fillim nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë janë mësuar çiftet.
Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 është mbajtur në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.
Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve
Ky short ka sjell ndeshje të forta, por edhe tjera më pak të forta në letër.
Ndeshja më fortë padyshim se është ajo në mes te Chelsea dhe Real Madridi, ndërsa interesant pritet të jetë edhe mes Man Cityt dhe Atleticos.