LAJME

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut

Hidhet poshtë aktakuza ndaj Liburn Aliut
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2021, 11:22

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aktgjykim është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues.
Ai akuzohej për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Me këtë aktvendim, nga akuza për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar janë liruar edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha – Parteshi, të cilët po ashtu asokohe ishin zyrtarë në Komunën e Prishtinës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika