Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është dërguar e vdekur një shtetase e Shqipërisë të enjten.
Hetohet vdekja e shtetases së Shqipërisë, u dërgua pa shenja jete në QMF-në e Dragashit

Policia e ka iniciuar si rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare është pranuar informata se nga familjarët, nga një fshat i brezit kufitar të Shqipërisë është sjellë një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pa shenja jete. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

