Në përvjetorin e vdekjes tragjike të heroit të Kosovës, zyrtarit policor Sami Thaçi, i cili mbeti i vrarë pas një shpërthimi në Zhur, sot ka dalë nga shtypi libri monografi, “Heroi me dy uniforma”
Libri i shkruar nga Fatmire Berisha, i është kushtuar heroit Thaçi dhe pritet të promovohet në mbledhjen përkujtimore që mbahet më 28 janar, në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë.
Sami Thaçi, që mbante uniformën e policit deri më 28 janar 2020 ku vdiq pas plagëve të marra pas shpërthimit gjatë aksionit policor në Zhur të Prizrenit kishte qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.






