LAJME

Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve

Heqja e tarifave për produktet amerikane, presidentja Osmani: Kosova është partner i besueshëm i SHBA-ve
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Gusht 2025, 13:35

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë sot vendim për heqjen e tarifave për të gjitha mallrat amerikane.

Pas këtij vendimi, ka reaguar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila heqjen e tarifave doganore ndaj produkteve amerikane e kishte propozuar muaj më parë.

Osmani theksoi se Kosova është partner i besueshëm i SHBA-së.

“Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, shkruan ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika