LAJME

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinjë

Helikopteri i KFOR-it patrullon mbi në Jarinjë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2021, 16:49

Pas manovrave të sotme dhe të djeshme me helikopterë dhe aeroplanë ushtarak nga Serbia në afërsi të pikës kufitare me Kosovën në Jarinjë, ka reaguar edhe KFOR-i.

Një helikopter i forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, KFOR, për pak minuta ka qëndruar në hapësirën ajrore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, në Jarinë.

Kallxo.com që është duke qëndruar në afërsi të kësaj pike, ka siguruar pamje të helikopterit të KFOR-it.

Ndryshe provokimet e aviacionit ushtarak serbë afër kufirit me Kosovën kanë vazhduar edhe sot.

Sipas Kallxo.com dy aeroplanë ushtarak të ushtrisë së Serbisë kanë fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika