LAJME

Hekuran Murati zyrtarisht pranon detyrën e ministrit të Financave

Hekuran Murati zyrtarisht pranon detyrën e ministrit të Financave
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2021, 16:16

Hekuran Murati ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Financave nga Agim Krasniqi.

Gjatë pranimit të detyrës, Murati theksoi se “është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe na presin punë dhe obligime të mëdha dhe se jam i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalim të realizojmë programin e Qeverisë Kurti”.

Murati e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.

Ai gjithashtu potencoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID-19, i presin punë të mëdha.

Krasniqi e uroi ministrin Hekuran Murati për pozitën dhe theksoi se aktualisht kemi një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika