LAJME

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Hekuran Murati merr 57 vota, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Gusht 2025, 11:38

Hekuran Murati ka dështuar të zgjidhet Kryeparlamentar. Emri i tij u propozua pavarësisht se partitë tjera kanë bërë të qartë se nuk votojnë emra që kanë qenë pjesë e Qeverisë.

Ai ka marrë 57 vota për, kundër 52 dhe kanë abstenuar 6 deputetë.

Meqë nuk mori  votat e nevojshme, Kryesuesi Avni Dehari, e ndërpreu seancën.

Seanca e ardhshme u caktua për të dielën në 11:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika