Qeveria Kurti 3 ka sjellë ndarje të disa ministrive. Ndër to është edhe ajo që deri më tani ka funksionuar si Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Nga tash, ajo do të funksionojë me dy dikastere të veçanta: Ministria e Financave dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
Hekuran Murati ia dorëzon detyrën në ministrinë e re Andin Hotit
LAJMEMë pak se 1 min. për lexim

Hekuran Murati i cili deri më tani ka shërbyer si Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, i ka dorëzuar detyrën e ministrit të ri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Gjatë takimit, nga Ministria kanë njoftuar se Murati e ka informuar Hotin me punën e deritanishme si dhe me sfidat që presin adresim në të ardhmen.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




