LAJME

Haziri: Zgjedhja e presidentit s’ka shpëtim por veç vonim

Haziri: Zgjedhja e presidentit s’ka shpëtim por veç vonim
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2021, 22:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Haziri tha për Klan Kosova se zgjedhja e presidentit nuk ka shpëtim veç vonim.

Aktualisht deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pauzë pasi votimi në raundin e parë dështoi dy herë.

Kjo për faktin se në kutinë e votimit duhet të jenë minimum 80 vota.

Në dy rastet paraprake ishin 78 përkatësisht 79 vota, nga 82 deputetët e pranishëm.

Për presidentin nuk votuan tre deputet të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika