Home LAJME Haziri: Shtëpia e Bardhë mbetet e bardhë, as e kuqë as e gjelbër

Haziri: Shtëpia e Bardhë mbetet e bardhë, as e kuqë as e gjelbër

0
Haziri: Shtëpia e Bardhë mbetet e bardhë, as e kuqë as e gjelbër

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë mbetet e e bardhë, as e kuqe e as e gjelbër.

“Marrëveshjet me SHBA-të mbeten të shenjta”, tha Haziri.

Ky reagim i Hazirit erdhi pas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se Marrëveshja e nënshkruar në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është jo legjitime pasi është nënshkruar nga Qeveria Hoti, që sipas tij ishte jo legjitime.

“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here