Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka treguar se para gjashtë vitesh ka alarmuar depërtimin rus në Ballkan, kurse sot rreziku për destabilizimin e rajonit është rritur.
Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në vitin 2016 pata alarmuar se penetrimi rus është duke vazhduar me strategji në Ballkan”.





