• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, September 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Haziri: Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve

tvprizreni by tvprizreni
December 14, 2020
in LAJME, VENDI
0
Haziri: Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se ideja e liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, është që të ftojë tryezën e partive politike për të nisur dialogun e brendshëm për zgjedhjen e presidentit.

“Është duke bërë përpjekje qe sa kohë, por po presim konfirmimin e partive. Në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje, atëherë nuk ka tjetër opsion. Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve. Duhet qenë të përgatitur patjetër dhe natyrisht që të gjithë janë të përgatitur (për zgjedhje). Por, ato nuk janë të mirëpritura për vendin as për stabilitetin politik. Nuk po shoh se mund të prodhohet zgjidhje e qëndrueshme pas zgjedhjeve. Do të hyjmë në një cikël të ri të krizave politike. Nëse mungon vullneti politik që të zgjidhen problemet sot në tavolinë, do të kemi prapë problemin e njëjtë. Përsëri kanë për t’u tërhequr palët në pozitat e njëjta politike”, theksoi Haziri.

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tash nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për pjesëmarrje në një tryezë të partive politike parlamentare. Këtë e konfirmon zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë, se Lëvizja Vetëvendosje konsideron që qëllimi i kësaj tryeze është përpjekja e koalicionit qeverisës për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin, por që qëllimi kryesor, siç thekson ai, është gjetja e një zgjidhjeje për zgjatjen e jetës së qeverisë aktuale. Kryeziu thekson që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në një tryezë të tillë.

“Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, rrugëdalja nga kjo situatë është përmes zgjedhjeve të reja, me një Kuvend të ri dhe të rilegjitimuar e pastaj, me kritere të pajtuara për një figurë unifikuese për presidentin. Pra, pasi që të kemi një Kuvend të ri, të fillojmë një diskutim të përbashkët, së pari mbi kriteret dhe virtytet e presidentit të ardhshëm dhe më pas identifikimin e këtyre figurave unifikuese që mund të jenë kandidatë potencialë për president”, theksoi Kryeziu.

Në anën tjetër, zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se tashmë qëndrimi i tyre është publik dhe se nuk duan të flasin lidhur me atë se a do të shkojë vendi në zgjedhje apo do të gjendet një zgjidhje për presidentin e ri.

Ndërkaq, zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët me këmbëngulje pretendojnë se posti i presidentit duhet t’i takojë liderit të tyre, Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të qasshëm.

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson që edhe në rast se partitë politike i përgjigjen një ftese eventuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bisedime në një tryezë, vështirë se aty do të mund të ndërrohen qëndrimet aktuale të tyre.

Sipas tij, qëndrimet e AAK-së, PDK-së, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje, janë dhënë në formë ultimatumi dhe tashmë ato vështirë se mund të tërhiqen nga qëndrimet e tyre, për shkak se “do të binin në pozitë të keqe”. Siç thotë Maliqi, partitë politike tashmë vetëm se do t’i peshojnë vendimet e tyre, përllogaritjet e tyre të rezultateve të mundshme zgjedhore dhe ekuacioneve pas zgjedhjeve.

“Përshtypja ime është që Ramush Haradinaj – ne e kemi parë dhe ky është tipar konsistent i tij – kur ngul këmbë për diçka, atëherë nuk tërhiqet. Ndërkohë, unë nuk shoh interes as te LDK-ja dhe as te PDK-ja për t’ia mundësuar Haradinajt presidencën. Kështu që, në këtë kontekst, probabilitetin e vlerësoj diku te 80 për qind se do të shkojmë në zgjedhje, si dhe ndonjë mundësi e vogël apo ndonjë zgjidhje kreative në fund, e të cilën në këtë moment nuk po e shohim”, tha Maliqi.

Megjithatë, analisti Maliqi vlerëson se edhe pas zgjedhjeve të parakohshme eventuale, nuk do të arrihet një zgjidhje që mund ta sqarojë situatën lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

“Aty do të futemi në krizë edhe më të thellë, për shkak të afateve kohore dhe për shkak të një konstelacioni të kuvendit, ku konsensusi nuk mund ta shmangë Vetëvendosjen. Por, besoj që aty do të futemi në një situatë krejtësisht të re. Besoj që këtë gjë e kanë parasysh palët që janë tani duke negociuar. Por, po shihet që këto mund të jenë mbase zgjedhjet e para pa vija të kuqe dhe palët po kalkulojnë politikisht, në njëfarë forme edhe me mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Ndonëse, besoj që secila prej tyre do të dëshironte që ta shmangte”, theksoi Maliqi.

Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, tashmë është e domosdoshme, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, më 5 nëntor, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë, konfirmuan aktakuzën ndaj tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Po të njëjtën ditë, bazuar në kompetencat që ia jep kushtetuta, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mori postin e ushtrueses së detyrës së presidentit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Osmani, mund të qëndrojë në këtë post për gjashtë muaj, deri kur duhet të zgjidhet një president i ri.

Download WordPress Themes Free
Premium WordPress Themes Download
Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
udemy course download free
download huawei firmware
Download Premium WordPress Themes Free
lynda course free download
Previous Post

Në Serbi krijohen video-lojëra me krime lufte, njëra nga to paraqet vrasjen e Adem Jasharit

Next Post

Biden: Do të punoj për përmbushjen e premtimit të premtuar sipas Dejtonit

Next Post
Biden: Do të punoj për përmbushjen e premtimit të premtuar sipas Dejtonit

Biden: Do të punoj për përmbushjen e premtimit të premtuar sipas Dejtonit

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
PE-ja përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Javën e ardhshme Parlamenti Evropian diskuton situatën në veri të Kosovës

September 28, 2023
I caktohet një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

BE: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

September 28, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

Kurti: Gjaku i Bunjakut s’do të humbë asnjëherë

September 28, 2023
Rama: Ballkani i Hapur nuk na bashkon, as nuk na ndanë

Rama propozoi që KFOR-i ta kontrollojë veriun, Kurti: Policia e Kosovës përgjigjet e para

September 28, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.