LAJME

Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin

Haziri: LDK-ja e VV-ja janë në konsultime për një marrëveshje për presidentin
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2026, 11:33

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke zhvilluar konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit. 

Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional dhe shmangien e krizës politike. 
 
Ai në një deklarim para seacnës së Kuvendit ka mohuar se në këto diskutime po bëhet fjalë për ndarje apo ndërrim pozicionesh politike, ka raportuar EO. 

Sipas tij, bashkëpunimi politik mbetet i domosdoshëm për të siguruar funksionimin normal të institucioneve të vendit. 

Një ditë më parë edhe kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se janë në komunikim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e presidentit. Ai tha se kur të kenë rezultate, do t’i bëjnë publike.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, subjektet politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për presidentin.

E, në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit, e cila u bojkotua nga opozita, fillimisht Konjufca u propozua nga Vetëvendosje, e më pas edhe Fatmire Kollçaku-Mulhaxha. Seanca nuk u zhvillua, meqë në momentin kur duhej të zhvillohej votimi në sallë nuk ishin së paku 80 deputetë, sa kërkohen në raundin e parë e të dytë të zgjedhjes.

Konjufca u shpreh të mërkurën se është i gatshëm të tërhiqet nga gara për president nëse opozita arrin të propozojë një kandidat unifikues.

Sipas tij, përgjegjësia për të sjellë një emër konsensual i takon opozitës, e jo Vetëvendosjes.

Gjykata Kushtetuese ka caktuar 28 prillin si afat të fundit për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika