Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Odës së Noterëve të Kosovës, uroi Odën dhe të gjithë noterët, duke vlerësuar se shërbimi i noterisë vazhdon të jetë i nevojshëm dhe i pazëvendësueshëm, si për qytetarët ashtu edhe për funksionimin dhe konsolidimin e mirë të sistemit të drejtësisë.
Haxhiu u zotua se brenda mandatit të saj dhe gjatë këtij viti, do të përkujdeset që t’i emërojë noterët e rinj në një proces të ligjshëm dhe të drejtë.
Në fjalën e saj, ministrja tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në kuadër të profesioneve të lira në drejtësi, dhe se do të vazhdojë përkushtimi për të forcuar edhe më tej këtë segment të drejtësisë.





