LAJME

Haxhiu: Vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin, i ngutshëm dhe jokushtetues

Haxhiu: Vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin, i ngutshëm dhe jokushtetues
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2026, 10:58

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë të hënën se vendimi i presidentes, Vjosa Osmani, për të shpërndarë Kuvendin ishte i ngutshëm dhe jo kushtetues.

Ajo ka deklaruar se do ta kundërshtojë atë vendim.

“Vendimi i presidentes për ta shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi sepse është jokushtetues, është i ngutshëm dhe si të tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tutje ka theksuar se nuk duhet të bëhet presion ndaj Kushtëtueses.

“Këtij vendimi nuk do duhej t’i gëzohej asnjë deputet sepse realisht është minim i punës së Kuvendit… thërras të gjithë që ta lënë Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë punën e saj, sepse jam e bindur që në rrethana të tilla Gjykata mund të vendoset në presione nga kushdo”, ka shtuar ajo.

Haxhiu ka deklaruar se tani pritet që Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dekretin që e ka quajtur jokushtetues të presidentes Osmani.

“Nëse ka dekret për shpërndaje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund të vazhdojë punën por nëse ka masë të përkohshme nga Kushtetuesja rrethanat do të ndryshojnë”, është shprehur ajo./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika