Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një postim në Facebook lidhur me vrasjen e nxënësit 14-vjeçar në Prishtinë, duke thënë se është një lajm i trishtë dhe se është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës.
Haxhiu: Tronditës fakti që e humbëm një të mitur pranë ambienteve të shkollës

Haxhiu shprehet se institucionet tona duhet edhe më tej ta rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet, nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore.
“Si nënë, ndaj shqetësimin e plotë me të gjithë prindërit, duke kërkuar të shtojmë kujdesin dhe edukimin ndaj fëmijëve. Të gjithë, sipas rolit e përgjegjësisë, duhet të kujdesemi për ta. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Duhet të kujdesemi për të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

