Home LAJME Haxhiu thotë se u procedua në Qeveri projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Haxhiu thotë se u procedua në Qeveri projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

0
Haxhiu thotë se u procedua në Qeveri projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është proceduar për në Qeveri projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo shkroi në Facebook projektligji përmban dispozita materiale dhe procedurale që synojnë të verifikojnë dhe konfiskojnë pasurinë e pajustifikueshme të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht.

“Njëkohësisht projektligji garanton respektim të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe dokumentet ndërkombëtare. Parandalimi dhe ndëshkimi i keqpërdorimit të të mirave publike, ka qenë dhe mbetet njëri ndër top prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe aprovimi e implementimi i këtij Ligji, është një hap tutje i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi. Falënderoj të gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin që kanë dhënë në hartimin e këtij projektligji”, shkroi Haxhiu.

Sipas saj, projektligji është punuar nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here