LAJME

Haxhiu takon u.d. kryesuesen e KGJK-së, diskutohet për sundimin e ligjit dhe efikasitetin në gjyqësor

Haxhiu takon u.d. kryesuesen e KGJK-së, diskutohet për sundimin e ligjit dhe efikasitetin në gjyqësor
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2026, 11:27

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Po ashtu, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”- shkruan në njoftim.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika