Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, me të cilin bën të ditur se ka diskutuar për gjendjen aktuale të sistemit prokurorial, reformat në drejtësi dhe sfidat institucionale.
Sipas saj, në fokus të diskutimeve, ka qenë edhe nevoja për përshpejtimin e reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe përmbyllja e procesit për zgjedhjen e kryeprokurorit të Shtetit.





