Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi të enjten një takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar nevojën e formimit sa më të shpejtë të delegacioneve të Kuvendit në organizata ndërkombëtare.
Haxhiu takoi kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me formimin e delegacioneve të Kuvendit

Siç bëhet e ditur në njoftim, në takim u ra dakord që deri në fund të javës së ardhshme, grupet parlamentare të dërgojnë emrat e deputetëve për anëtarë të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe atij në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.
Tutje, sipas njoftimit, kryeparlamentarja Haxhiu tha se për Kosovën kjo ka rëndësi të veçantë, pasi përfaqësimi aktiv dhe dinjitoz në këto organizata ndërkombëtare forcon subjektivitetin shtetëror dhe thellon bashkëpunimin ndërkombëtar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

