- Reklama -

Haxhiu: Statistikat thonë se 80 për qind e viktimave të ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve janë të mitura

Haxhiu: Statistikat thonë se 80 për qind e viktimave të ngacmimeve seksuale dhe dhunimeve janë të mitura

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë vizitës në komunën e Podujevës, deklaroi se dhuna në familje është fenomeni që po e shkatërron shoqërin֝ë në vendin tonë.

Gjatë tubimit me vajza dhe gra në teatrin e qytetit “Avdush Hasani” në këtë komunë, Haxhiu tha se angazhimi për luftimin e dhunës në familjes duhet të jetë edhe më i fuqishëm.

“Ne mbesim të shqetësuar me një fenomen që po e shkatërron shoqërinë tonë, pra që ka pasoja të rënda për qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti për vajzat edhe gratë dhe që është dhuna në familje, dhuna në baza gjinore dhe kur jemi këtu, vetëm në ditët e fundit Brenda 5 ditëve dy gra u vranë nga bashkëshortët e tyre dhe rasti i fundit ishte një rast jashtëzakonisht i rëndë, ku në dyer të repartit të Gjinekologjisë, u vra në mënyrë mizore gruaja dhe foshnja që priste ta sillte në jetë nga ish-bashkëshorti i saj. Pra, pavarësisht strategjive, ligjeve, dokumenteve që kemi hartuar duket që angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fortë dhe më i fuqishëm në mënyrë që djemtë dhe burrat ta respektojnë dinjitetin e jetën e vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës.”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se 80 për qind e rasteve të dhunimeve seksuale, nga janari e deri tani janë ndaj vajzave të mitura apo të miturve në përgjithësi.

“Unë këtu ju bëj thirrje juve para se të dalë te dokumenti që kemi hartu dhe puna që duhet të bëhet, për ta hapur pastaj edhe debatin se mendoj që mund të keni edhe pyetje, sugjerime se çka mund të bëhet më ndryshe më shumë, keni rol të jashtëzakonshëm në kuadër të raportimit edhe parandalimit. Pra, edhe kur jeni dëshmitarë që po ndodhë dhuna në familje, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta raportoni atë.”, u shpreh ajo.

“Deri tani kemi miratuar strategjinë nacionale kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, kemi miratu protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale dhe po ua jep vetëm një informacion, nga janari deri tani, në raport me dhunimet seksuale 80 për qind e tyre janë ndaj vajzave të mitura apo të miturve në përgjithësi. Pra, kjo është një gjendje alarmante se pse ne pastaj nuk po kemi siguri se ku po shkojnë fëmijët tanë, shkon në shkollë, del me lujt, shkon me ble diçka, domethanë ti në vazhdimësi je në shqetësim në qoftë se do t’i ndodhë diçka fëmijës… E tash së fundmi kemi miratu në Qeveri ndryshimet në kodin penal që dhunuesit mos me pasë drejt me u punësu për një kohë të caktuar, që dhunuesit mos me pasë drejt me qenë në listat e kandidatëve, qoftë në nivelin lokal, qoftë në nivelin qëndror, që emrat e dhunuesve do të publikohen në webfaqen e institucioneve të Republikës së Kosovës, që hetimet ndaj këtyre rasteve do të përfundohen për një periudhë brenda një viti dhe poashtu që ndaj personave të tillë do të shqiptohet masa e paraburgimit. Pse po e përmend këta, vetëm rastin e fundit që përfundoi me fatalitet, gruaja në kokrrik të këtij viti e kishte raportuar rastin në Polici, por prokurori e kishte lëshuar në procedurë të rregullt. Po të ishte ai person në paraburgim, mendoj që megjithatë, do të mund të parandalonim situatat me fatalitet siç edhe ndodhi para pak ditësh.”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu u shpreh se janë të vetëdijshëm që ka problem me sistemin e drejtësisë dhe tha se kanë trashëguar shumë probleme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort