Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më parë, në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos pësojnë si pasojë e atyre që përfitojnë nga ky status.
“Përgjegjësinë për këtë proces e kemi bashkërisht si institucione. Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka theksuar Haxhiu në RTK.





