Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Shqipëria që të hapë një pikë vaksinimi në kufi në mënyrë që të vaksinohen qytetarët nga Kosova.
Haxhiu: Shqipëria të hapë një pikë vaksinimi në kufi për kosovarët

Ai po ashtu ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos pranimin e vaksinave kineze nga Shqipëria.
“Qeveria Kurti 1 morri 1 mijë vaksina nga Serbia të prodhuara në Rusi. Qeveria Kurti 2 nuk morri vaksinat nga Kina në Shqipëri. Unë kërkoj nga Shqipëria që të hap një pikë vaksinimi në pikën kufitare dhe të hapet aplikimin online që kush dëshiron të ju mundësohet vaksinimi, sepse qeveria jonë ka dështuar. Derisa qytetarët tanë po vdesin nga COVID-19, qeveria ynë është marrë me zgjedhjet në Shqipëri. Kur Kurti po votonte në Shqipëri unë shihja qytetarët në sallën 1 “Tetori” jo vetëm që nuk mund të merrnin vaksinën, por as edhe informata për vaksinën”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

