LAJME

Haxhiu shmang deklaratat për presidentin: Sot fokusi është te të mbijetuarit

Haxhiu shmang deklaratat për presidentin: Sot fokusi është te të mbijetuarit
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2026, 09:40

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flas për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pas nderimeve pranë memorialit “Heroinat”, ajo është pyetur se a do të takohen me partitë tjera këtë javë.

Haxhiu tha se “në respekt të të mbijetuarve të dhunës seksuale unë sot do të fokusohesha vetëm në këtë çështje. Për tema të tjera do të kemi çështje të tjera”.

Ndryshe, kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika