LAJME

Haxhiu reagon pasi Kryeprokurori i Gjakovës kapet në flagrancë, pyetjet e testit në vend të kandidates ia dërgon gazetares

Haxhiu reagon pasi Kryeprokurori i Gjakovës kapet në flagrancë, pyetjet e testit në vend të kandidates ia dërgon gazetares
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2022, 17:20

Se në Kosovë vazhdon të ketë ende llojllojshmëri të dallavereve, kuptohet edhe në rastin e fundit të ndodhur në kuadër të gjyqësisë në vend.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorët profesional.

I njëjti raportohet se pyetjet i ka dërguar gabimisht në numrin e një prej gazetareve të kallxo-s, duke shkruar këto janë pyetjet e testit me shkrim.

Këto pyetje i njëjti raportohet ti ketë dërguar duke menduar se po ia dërgonte një personi tjetër.

Madje ai i bëri thirrje kandidates po ashtu me emrin Adelina, që të shfrytëzojë kohën deri në ora 13:00.

Pasi kontaktohet, Buzhala vetëm thotë “gabim”, por s’tregon se për kë ishin adresuar pyetjet.

E pas kësaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se janë të panumërta ankesat që adresohen në MD, lidhu me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë.

“Kandidatët në vazhdimësi ankohen për punësimin e familjarëve, miqve pra për procese të kurdisura.

Lajmi i sotëm nga portali kallxo.com, që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i ka dërguar pyetjet një kandidati për bashkëpunëtor profesional (por që gabimisht ia ka dërguar gazetares), është arsye e mjaftueshme për nisjen e hetimeve ndaj kryeprokurorit dhe suspendim të tij.”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu theksoi se tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika