Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti të martën në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, si dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj.
Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, u diskutua për rolin dhe rëndësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit në të dyja republikat, me theks të veçantë në punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Po ashtu, thuhet se bashkëbisedimi u fokusua edhe në praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëveprimi.
Haxhiu priti në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë dhe Kosovës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Raporton të zhdukur vajzën e mitur nga Landovica, ajo lajmërohet se po bashkëjeton me një person në Gjakovë

Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

Osmani takon këshilltarin special të Trumpit: SHBA, mbështetje e palëkundur për Kosovën

