LAJME

Haxhiu pritet nga Spiropali, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë

Haxhiu pritet nga Spiropali, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2024, 17:57

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me ç’rast u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe fuqizimin e mbështetjes institucionale për të drejtat e qytetarëve të të dy vendeve.

Përmes një njoftimi nga kjo ministri, bëhet e ditur se Haxhiu dhe Spiropali vlerësuan punën e bërë deri më tani dhe shprehën angazhimin për të intensifikuar përpjekjet drejt reformave të përbashkëta, me synim lehtësimin e qasjes në drejtësi dhe përmirësimin e shërbimeve ligjore për qytetarët, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, u diskutuan mundësitë për harmonizimin e legjislacionit dhe zhvillimin e projekteve që adresojnë sfida të përbashkëta në kuadër të integrimit evropian.

“Ministrja Haxhiu falënderoi kryetaren Spiropali, për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvendit të Shqipërisë dhe theksoi se kjo mbështetje është jetike për përparimin e reformave dhe për forcimin e marrëdhënieve e institucionale, duke sjellë më shumë përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika