LAJME

Haxhiu për suksesin e filmit “Dua” në Cannes: Lajm i mirë për kinematografinë e Kosovës

Haxhiu për suksesin e filmit “Dua” në Cannes: Lajm i mirë për kinematografinë e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Maj 2026, 08:19

Filmi “Dua” i regjisores Blerta Basholli, me Pinea Matoshin në rolin kryesor, fitoi çmimin prestigjioz SACD në Semaine de la Critique të Festivalit të Cannes-it.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u shpreh se ky është një çmim i rëndësishëm për autorësinë kinematografike, që vlerëson zërin autorial dhe origjinalitetin krijues të filmit.

“Urime Blertës, Pineas dhe gjithë ekipit të filmit. Suksesi i tyre është edhe një hap i rëndësishëm për praninë e Kosovës në kinematografinë ndërkombëtare” – ka shkruar tutje ajo në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika