Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin i Kurti dhe zv.kryeminsitri Besnik Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.
Haxhiu madje e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.





