LAJME

Haxhiu pas votimit: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Haxhiu pas votimit: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2026, 08:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas ushtrimit të së drejtës së votës, para mediave tha se qytetarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë është tregues i forcës së demokracisë në vend.

Haxhiu theksoi se kjo ditë duhet të karakterizohet nga maturia, respekti dhe përgjegjësia qytetare, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që procesi zgjedhor të zhvillohet në frymë demokratike dhe me dinjitet.

“Mirë se po e gjejmë njëri-tjetrin këtu në shkollën fillore “Meto Bajraktari”. Siç e keni parë, unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, këtë të diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. Unë ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin, por po ashtu edhe dashuri për vendin. Faleminderit të gjithëve dhe na priftë e mbara! E paçi një ditë sa më të lehtë edhe juve, për shkak se e di që sot gjatë gjithë ditës do të jeni në terre”, tha Haxhiu./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika