LAJME

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2026, 15:36

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit më 7 qershor 2026 për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit.

Në dokument theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës obligohet të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor, në përputhje me ligjin në fuqi.

Caktimi i kësaj date vjen pas konsultimeve që Haxhiu ka zhvilluar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, si dhe me përfaqësues të subjekteve politike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë thirrur pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Presidentin në seancën e mbajtur më 28 prill.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika