Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjarët e tre shqiptarëve që humbën tragjikisht jetën dje në një kantier ndërtimi në Vjenë.
Haxhiu ngushëllon familjet e tre shqiptarëve që humbën jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë

“Lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në kantierin e ndërtimit në Vjenë më tronditi thellësisht. Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që prek të gjithë ne. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe” – ka thënë kryeparlamentarja Haxhiu.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ramdan Braliu: LVV pritet të ruajë epërsinë elektorale, opozita ende pa alternativë bindëse

Ish-ambasadori Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

SBASHK kërkon dialog të hapur me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe ikja e mësimdhënësve, shqetësuese

