Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu nga Prekazi: Nuk ka 12 Qershor pa sakrificën e familjes Jashari

Me këtë rast, ajo theksoi rëndësinë historike të sakrificës së familjes Jashari dhe të luftës për liri.
“Sot më 12 Qershor, në Ditën e Çlirimit, jemi këtu në Prekaz, në vendin ku filloi gjithçka. Nuk ka 12 Qershor pa marsin e vitit 1998, nuk ka 12 Qershor pa qëndresën e komandantit Adem Jashari, Hamzës, Shabanit dhe të mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari, të cilët ranë dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. Ata nuk mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, ata mbrojtën tokën, tokën e të parëve tanë që ishte, është dhe do të jetë përherë e shqiptarëve. Ata mbrojtën idenë që populli ynë nuk mposhtet asnjëherë. Sakrifica e tyre u bë themeli mbi të cilin qëndron Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Republika jonë e lirë. Prandaj çdo gëzim i kësaj feste fillon pikërisht këtu pranë këtyre varreve. Liria që ne e gëzojmë sot është amanet i tyre që Kosovën tonë edhe si institucione edhe si shoqëri ta duam, por edhe ta nderojmë përherë me veprimet që e fuqizojnë çdo ditë atë. Lavdi komandantit Adem Jashari, lavdi familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, tha ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve

Ambasada italiane: Vazhdimi i krizës në Kosovë mund të vonojë projektet e rëndësishme për qytetarët

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë

