LAJME

Haxhiu nesër takon partitë për datën e zgjedhjeve

Haxhiu nesër takon partitë për datën e zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2026, 15:33

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për nesër në orën 15:00 partitë politike në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar pjesëmarrjen e kësaj partie në këtë takim, derisa deklaroi se nga kjo parti do të marrë pjesë Jehona Lushaku.

“Po, nesër në 15:00 në Kuvend. Nga LDK-ja do të marrë pjesë Jehona Lushaku”, ka thënë Mustafa.

Sot gjatë ditës, Haxhiu ka takuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Ky i fundit deklaroi se kanë kërkuar që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika